Aktivisti nga Londra: Kryeministri duhet të ikë, skandale nga Balluku te inceneratorët! Diaspora do të mbështesë protestën

Aktualitet

Aktivisti nga Londra: Kryeministri duhet të ikë, skandale nga Balluku

Kryeministri Edi Rama dhe deputetët e tij si Taulant Balla e harruan se si e sulmonin dikur dhunshëm Policinë e Shtetit për interesat e tyre politike, teksa sot akuzojnë protestuesit për këtë dhunë.

Kështu u shpreh sot në një lidhje direkte nga Britania e Madhe, aktivisti i diasporës shqiptare, Bledar Meti, për News24.

I pyetur për reagimet e fundit ndaj protestuesve të kryeministrit rama, i cili i ka krahasuar me “sorra dhe korba”, ai u shpreh:

“Reagimet e zotit Rama i kam lexuar me shumë shqetësim, por ai është i detyruar të reagojë me atë mënyrë, por të bëjë si të dojë. Është shqetësuese, sigurisht. Ai harroi veprimet e tij më 21 janar se si e godiste Policinë, sikurse edhe Taulant Balla. Ajo që ndodhi te Parlamenti është akt ushtrues i protestës në të drejtën e saj, pra goditja me vezë apo protesta”.

Ai shtoi se socialistët me në krye Ramën kanë një sërë skandalesh të regjistruara ndër vite dhe nuk largohen nga pushteti. Meti renditi skandalet e Veliajt, Ballukut, inceneratorët dhe të tjera, duke bërë analogji me ish-kryeministrin Starmer në Angli.

“Socialistët, Rama, Balla e të tjerë kanë një mungesë serioze sinqeriteti. Kryeministër pa sedër fare. Me gjithë ato skandale, si trafiku i drogës, Balluku, Ahmetaj, Bllako, Veliaj, inceneratorët, AKSHI e të tjera, sa është vija morale e tyre. Kemi këtu Starmerin që fitoi zgjedhjet dy vite më parë dhe vetëm pse nuk fitoi të pjesshmet u detyrua me aspak presion të largohet. Fundi ka ardhur, mjaft është mjaft, ka shitur kombin, kulmi ka ardhur dhe nuk largohet se thotë se ka 83 kartonë”, tha ai.

I pyetur në lidhje me protestën dhe ecurinë e saj, nëse diaspora do vijonte mbështetjen, meti tha se janë marrë masat që shqiptarët të mos mungojnë as gjatë muajit gusht.

“Është sfidë dhe sakrificë, por se si arrihen majat është pikërisht kjo. Shqiptarët e diasporës po punojnë për të ardhur e për të qenë pranë jush edhe gjatë muajit gusht. Ne kemi lëshuar një thirrje që të jenë pranë jush, pranë protestës, kudo qofshin”, shpjegoi ai.

Ai renditi edhe problematikat me votën e diasporës, për të cilën deklaroi se është ndërtuar një platformë dhe do të lancohet së shpejti, me qëllim që vota e emigrantëve të mos manipulohet dhe as të dhënat e tyre personale të mos keqpërdoren.

“Problem është ruajtja e të dhënave eprsonale. Sidomos ato për diasporën. Ne po lancojmë një portal për diasporën. Është abuzim hedhja e të dhënave personale. A ka siguri, a janë të sigurta? E para është siguruia e vendit dhe e dyta ruajtja e tyre. Nuk ka garanci për përfshirjen e tyre në votime të diasporës dhe as garanci. Kush i siguron ato të dhëna në rrjet. Unë nuk mendoj se mosha duhet të jetë kriter për procesin e votimit apo përfshirjen në portal. Ne do lancojmë shumë shpejt portalin e diasporës, po komunikojmë edhe me grupet që të marrim edhe mendimin e tyre. Por nuk përmban pyetje të tilla për të dhënat e qytetarëve apo kritere të moshës”, tha ai mes të tjerash.

Ndërsa shpjegoi se për portalin po merren edhe mendime të diasporës dhe grupeve të interesit në të gjithë botën ku ka shqiptarë.

Gjithashtu nënvizoi se po përfshihen aktorë me shumë peshë në diasporën shqiptare.

“Në Britani kemi marrë një mendim dhe përfshirje për zhvillimin e portalit me diasporën dhe me aktorë konkretë, intelektualë, përsona që përfaqësojnë aktorë me rëndësi. Sepse gjithpërfshirja duhet të jetë transparente, nga Australia në Kaliforni dhe më gjerë në të gjithë botën, për t’i dalë zot atdheut”, tha Meti.

ME TE LEXUARAT