“Rama e ka shitur Shqipërinë, duhet të largohet”- Emigranti nga Italia ‘shpërthen’ ndaj Ballës: Nëse ne jemi sorra, ti je...

Një emigrant i ardhur nga Italia, pjesëmarrës në protestën kundër qeverisë, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ai nuk përfaqëson më interesat e qytetarëve.
“Edi Rama, ti e ke shitur Shqipërinë. Nuk ja vlen të jesh më për këtë popull. Ti je solidar me Netanjahun. Ai është armik i popujve. Edi Rama duhet të distancohesh nga këta njerëz. Ti po njollos veten tende dhe ata që ke nga pas”, tha emigranti.
Protestuesi reagoi edhe ndaj etiketimeve që u janë bërë pjesëmarrësve në protestë, si sorra dhe korba, ndërsa tha se “Taulant Balla është një krimb që qelb vendin”.
“Ne na quajnë sorra dhe laraska, por ne nuk jemi të tilla. Nëse ne jemi sorra dhe laraska i them atij Taulnat Ballës që është një krimb dhe krimbat jetojnë nën tokë dhe jo sipër tokës.
Korbat dhe laraskat e pastrojnë vendin, ndërsa ai e qelb vendin”, u shpreh qytetari.


