“Do protestojmë derisa të ikë Edi Rama”- Qytetarja në ditën e 64 kundër qeverisë: Pensionet e ulëta, çmimet në qiell !
Lajmifundit
/
2 Gusht 2026, 20:09
Aktualitet

Një qytetare që merr pjesë në protestën e mbajtur kundër kryeministrit Edi Rama ka deklaruar se do të vijojë protestën deri në largimin e tij nga detyra.
Në ditën e 64 të protestës, ajo tha se arsyet kryesore të pakënaqësisë lidhen me vështirësitë ekonomike, pensionet e ulëta dhe rritjen e çmimeve.
“Protestojmë që Rama të dorëhiqet sa më parë. Pensionet janë të vogla, çmimet janë shumë të shtrenjta. Ilaçet i marrim veresi.
Unë 150 mijë lekë marr, ku ti çoj më parë këtu lekët? Edi Rama të ikë sa më parë, mos të na lodhë ne”, tha qytetarja, e cila theksoi se “do protestojmë derisa të ikë Edi Rama”.


