“Raiffeisen Bank” “përvetëson” fondin e ndihmës për të prekurit nga tërmeti

Aktualitet

“Raiffeisen Bank” “përvetëson” fondin e

Qytetarët shqiptarë paguajnë shumë dhe disa fish për marrjen e shërbimit në disa prej bankave që operojnë në vend.

Krahas tarifave të larta për shërbimet që marrin, klientët detyrohen të paguajnë edhe me kohën e tyre në pritje, në radhë për në arkë apo për tek shërbimi.

Një pritje kjo që sa ka ardhur dhe është rritur, si pasojë e shtimit të numrit të përdoruesve të bankave, dhe mungesës së stafit, si në arkë ashtu edhe në sektorin e shërbimit për klientin.

Krahas kësaj, disa banka, duket se nuk tolerojnë, e madje e teprojnë në përfitimin e tyre edhe kur është fjala për donacione që qytetarët japin për raste emergjence siç ishte tërmeti i vitit 2019 në Shqipëri.

Mediet Kosovare bëjnë me dije se një qytetar nga Istogu ka dërguar 100 euro ndihmë financiare për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, por i pabesueshëm është fakti se për këtë shumë  “Raiffeisen Bank” i ka mbajtur përqindje të lartë.

Qytetari me iniciale N.XH nga Istogu ka shkruar në rrjetin social në “Facebook” se për t’i transferuar 100 euro ndihmë të prekurëve nga tërmeti, banka i ka mbajtur 29 euro, apo rreth 30 % e vlerës së përgjithshme.

“Raiffeisen Bank” “përvetëson” fondin e

“Nga Bankat tona ndodhë edhe kjo. Nga kontributet vullnetare emergjence për ndihëm të prekurve nga termeti në Shqipëri, banka për transferin e asaj ndihmë solide edhe në këto situata të dhimbshm, për 100€ merr provizion 29 € TURP”, ka shkruar ai në “Facebook”.

 

ME TE LEXUARAT