Radhë kilometrike në aksin Librazhd–Elbasan, rëndohet trafiku rrugor
Lajmifundit
/
15 Shkurt 2026, 16:47
Aktualitet

Radha të gjata automjetesh dhe lëvizje e ngadaltë janë regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Librazhd – Elbasan, duke krijuar trafik kilometrik dhe vonesa për drejtuesit e mjeteve.
Fluksi i lartë i automjeteve që kthehen drejt Tiranës pas fundjavës, i kombinuar me segmentet e ngushta të rrugës dhe lëvizjen e rënduar, ka sjellë bllokime të herëpashershme dhe kolona të gjata.
Trafiku i rënduar në këtë aks është kthyer tashmë në një fenomen të përsëritur gjatë fundjavave, sidomos në orët e kthimit, duke sjellë vonesa të konsiderueshme për qytetarët/SOT


