Protestuesit pritet të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, policia vendos gardh metalik në Bulevard

Aktualitet

Protestuesit pritet të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, policia

Qytetarë dhe aktivistë do të protestojnë sërish sot në Tiranë në protestën e katërt kundër projektit që parashikohet të ndërtohet në zonën e Zvërnecit.

Protestuesit pritet të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, policia

Pjesëmarrësit pritet të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, ku do të kërkojnë ndalimin e projektit dhe më shumë transparencë mbi procedurat e ndjekura.

Ndërkohë, forca të shumta policie janë vendosur në terren, ndërsa në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është instaluar një gardh metalik, ndërsa ndodhen edhe forca të shumta policore.

Kjo është protesta e katërt radhazi kundër projektit në Zvërnec, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e reagimeve qytetare deri në tërheqjen e planit të investimit.

ME TE LEXUARAT