Policia apel qytetarëve: Kujdes nga mashtrimet në WhatsApp, mos ndani kodin 6-shifror!

Aktualitet

Policia apel qytetarëve: Kujdes nga mashtrimet në WhatsApp, mos ndani

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë WhatsApp, duke paralajmëruar për raste të shumta të qarkullimit të mesazheve dhe lidhjeve (linkeve) mashtruese.

Sipas njoftimit zyrtar, mashtruesit u dërgojnë përdoruesve linke me pretendime të ndryshme, si votime në konkurse apo konfirmime veprimesh, dhe më pas u kërkojnë të vendosin kodin 6-shifror të verifikimit të WhatsApp. Ky kod përdoret nga autorët për të regjistruar llogarinë në një pajisje tjetër dhe për të marrë kontrollin e saj.

Për të shmangur rënien pre e këtyre mashtrimeve, Policia e Shtetit këshillon qytetarët të mos klikojnë në linke të dyshimta, edhe kur ato dërgohen nga persona të njohur, si dhe të mos ndajnë në asnjë rast kodin e verifikimit të WhatsApp.

Gjithashtu, qytetarët inkurajohen të aktivizojnë funksionin Two-Step Verification (Verifikimi me dy hapa) në aplikacion dhe, nëse dyshojnë se llogaria e tyre është komprometuar, të veprojnë menjëherë për rikuperimin e saj dhe të njoftojnë kontaktet e tyre.

“Mbroni të dhënat tuaja! Kujdesi juaj është mbrojtja më e mirë ndaj mashtrimeve kibernetike”, apelon Policia e Shtetit.

Njoftimi i policisë:

NJOFTIM PËR QYTETARËT

Policia e Shtetit apelon për kujdes ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë WhatsApp.

Policia e Shtetit informon qytetarët se janë konstatuar raste të qarkullimit të mesazheve dhe lidhjeve (linkeve) mashtruese, të cilat synojnë marrjen e kontrollit të llogarive WhatsApp.

Mashtruesit dërgojnë linke me pretendime të ndryshme, si p.sh. për të votuar në një konkurs ose për të konfirmuar një veprim.

Më pas, i kërkohet përdoruesit të vendosë kodin 6-shifror të verifikimit të WhatsApp. Ky kod përdoret nga autorët për të regjistruar llogarinë në një pajisje tjetër dhe për të marrë kontrollin e saj.

Policia e Shtetit këshillon qytetarët:

* Mos klikoni në linke të dyshimta, edhe nëse dërgohen nga persona të njohur;

* Mos ndani kurrë kodin e verifikimit të WhatsApp me askënd;

* Aktivizoni funksionin Two-Step Verification (Verifikimi me dy hapa) në aplikacionin WhatsApp;

* Nëse dyshoni se llogaria juaj është komprometuar, veproni menjëherë për ta rikuperuar atë dhe njoftoni personat e kontakteve tuaja.

Mbroni të dhënat tuaja!

Kujdesi juaj është mbrojtja më e mirë ndaj mashtrimeve kibernetike.

Policia apel qytetarëve: Kujdes nga mashtrimet në WhatsApp, mos ndani

Policia apel qytetarëve: Kujdes nga mashtrimet në WhatsApp, mos ndani

Policia apel qytetarëve: Kujdes nga mashtrimet në WhatsApp, mos ndani

ME TE LEXUARAT