Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital
Lajmifundit
/
1 Maj 2026, 21:45
Aktualitet

Një 23-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Burime për Mediat bëjnë me dije se 23-vjeçari me iniciale GJ.I, pas plagosjes është dërguar në spitalin e Vlorës, i shoqëruar edhe nga Policia, për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Autori i sulmit me thikë ende nuk është identifikuar. Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plagosjes së 23-vjeçarit dhe pritet të merret edhe dëshmia e tij pas ndihmës mjekësore.


