Plagoset me armë 26-vjecari në Shkodër, autori shpallet në kërkim
Lajmifundit
/
23 Qershor 2025, 07:59
Aktualitet

Nje person eshte plagosur me arme ne Shkoder ndersa policia identifikoie shpalli ne kerkim autorin.
Njoftimi:
Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.
Rreth orës 00:05, në lagjen "Perlat Rexhepi", shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.


