Skafi me flamur anglez mbërrin në portin e Vlorës, dy shtetas kroatë dërgohen në spital

Aktualitet

Skafi me flamur anglez mbërrin në portin e Vlorës, dy shtetas

Një skaf me flamur anglez ka mbërritur në vështirësi në portin e Vlorës pasditen e kësaj të marte, si pasojë e motit të keq dhe dallgëve të forta në det.

Në mjetin lundrues ndodheshin dy shtetas kroatë, të cilët kishin nisur udhëtimin nga Korfuzi me destinacion Dubrovnikun. Gjatë lundrimit ata kanë hasur kushte të rënduara atmosferike, duke pësuar edhe dëmtime fizike.

Rreth orës 17:30, skafi ka hyrë në portin e Vlorës, ku përmes një agjencie detare është kërkuar ndërhyrje e menjëhershme mjekësore.

Dy kroatët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore dhe sipas burimeve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autoritetet kompetente kanë nisur verifikimet dhe procedurat lidhur me incidentin detar dhe kushtet e lundrimit në momentin e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT