Përfshihet nga flakët gjatë natës banesa në Vlorë, ja çfarë dyshohet...

Aktualitet

Përfshihet nga flakët gjatë natës banesa në Vlorë,

Rreth orës 01:30 të natës, një banesë në zonën e Ujit të Ftohtë është përfshirë nga flakët, si pasojë e dyshuar e një shkëndije elektrike.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Nga verifikimet e para rezulton se zjarri ka shkaktuar dëme materiale, duke djegur një dhomë dhe kuzhinën e banesës.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar plotësisht shkaqet e zjarrit.

ME TE LEXUARAT