Përditësimi nga Mbrojtja Civile/ Mbi 480 forca dhe helikopterë në terren, izolohen disa nga vatrat më kritike në vend

Situata me zjarret vijon të jetë problematike, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e tyre. Përmes një njoftim zyrtar, Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 6 janë nën mbikëqyrje.
Në operacione janë angazhuar 332 forca operacionale dhe 15 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 150 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 automjete zjarrfikëse, 1 ekskavator i rëndë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.
Në Prozhem të Pukës vatra vijon aktive në sipërfaqe pyjore. Në terren janë angazhuar MZSH, Shërbimi Pyjor dhe banorë të zonës, ndërsa intensiteti ndikohet nga era, por aktualisht nuk ka rrezik për banesat. Ndërkohë, zjarri në Dukat është shuar plotësisht, ndërsa vatrat e tjera vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje nga strukturat në terren.
Ministria e Mbrojtjes - përditësim mbi situatën e zjarreve
Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 17:00, situata e zjarreve paraqitet në përmirësim, me disa nga vatrat kryesore të izoluara ose të shuara.
Gjatë ditës janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 6 janë nën mbikëqyrje.
Në operacione janë angazhuar 332 forca operacionale dhe 15 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 150 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 automjete zjarrfikëse, 1 ekskavator i rëndë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.
• Gojan–Gjegjan, Pukë – Situata ka shënuar përmirësim të ndjeshëm. Vatrat në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh janë izoluar dhe vijon kontrolli i vijës së zjarrit për të parandaluar riaktivizimet.
Gjatë ditës janë angazhuar forca të MZSH Pukë, Fushë-Arrëz dhe Kamëz, shërbimi pyjor, 60 punonjës të shërbimeve vendore, 45 vullnetarë/banorë dhe 40 efektivë të FA-së, të mbështetur nga mjete zjarrfikëse, ekskavator dhe 2 helikopterë të FA-së.
• Prozhem, Pukë – Vatra vijon aktive në sipërfaqe pyjore. Në terren janë angazhuar MZSH, Shërbimi Pyjor dhe banorë të zonës. Intensiteti ndikohet nga era, por aktualisht nuk ka rrezik për banesat.
• Shtanë–Tenë, Mirditë – Vijon operacioni me forcat vendore dhe FA. Nuk ka rrezik për banesat.
• Mali i Dajtit – Vijon ndërhyrja me 25 efektivë MZSH, 5 forca ADZM dhe 30 efektivë të FA-së, me mbështetje nga 1 helikopter dhe 2 avionë Air Tractor. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Ndërkohë, zjarri në Dukat është shuar plotësisht, ndërsa vatrat e tjera vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje nga strukturat në terren.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.


