PD zgjedh drejtuesit e rinj, Flamur Noka rikonfirmohet Sekretar i Përgjithshëm, fiton garën me Korreshin (Lista e plotë)

Aktualitet

PD zgjedh drejtuesit e rinj, Flamur Noka rikonfirmohet Sekretar i

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të së enjtes procesin e votimit për zgjedhjen e nënkryetarëve, drejtuesve të sekretariateve dhe anëtarëve të Komisionit të Apelimit.

Flamur Noka është rikonfirmuar në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, duke marrë 184 vota përballë Saimir Korreshit, i cili siguroi 84 vota. Kandidatura e Korreshit u bë publike vetëm pak para votimit, ndërsa vetë ai pranoi se vendimi për të garuar ishte marrë në ditën e zgjedhjeve.

Rikandidimi i Nokës u shoqërua me debate gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të mbajtur të mërkurën. Anëtarja e Këshillit, Ilirjana Kuçana, e cilësoi atë një “fenomen që duhet luftuar”, duke i kërkuar kryetarit të PD-së, Sali Berisha, shpjegime për rikandidimin e tij.

Ndërkohë, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj janë rikonfirmuar si nënkryetarë të Partisë Demokratike. Në këtë post është zgjedhur edhe Belind Këlliçi, i cili fitoi garën përballë Luçiano Boçit me 177 vota. Pjesë e ekipit drejtues do të jenë gjithashtu Nikola Kedhi, si përfaqësues i të rinjve, dhe Erisa Bajaziti, si përfaqësuese e diasporës.

Ndryshime ka pasur edhe në postin e Sekretarit Organizativ, ku Klevis Balliu është zgjedhur në këtë detyrë, duke zëvendësuar Ervin Minarollin. Balliu doli fitues në garën përballë Agron Lokës.

Rezultatet

I. Rezultatet Nënkryetar

1. Belind Këlliçi
2. Nikola Kedhi
3. Erisa Bajaziti

II. Rezultatet për Sekretariatin e Partisë:

Sekretar i Përgjithshëm
Flamur Noka

Sekretar Organizativ
Klevis Balliu

Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Andi Mustafaj

Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Marash Logu

Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun
Viola Kapedani

Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile
Eva Metaj

Sekretare për Integrimin Evropian
Fjoralba Dizdari

Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën
Ethem Aga

Sekretar për Dixhitalizimin
Etion Kapedani

Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin
Gentian Kaprata

Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit
Endira Bushati

Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Franc Nuri

Sekretar për të Përndjekurit Politikë
Shkëlqim Lepenica

Sekretar për Pushtetin Lokal
Ylli Asllani

Sekretar për Aksionin Qytetar
Erges Eskiu

III. Komisioni i Apelimit:

1. Adriana Kalaja
2. Besart Logu
3. Shaqir Manjani
4. Suina Asllanaj
5. Gentian Koçi

ME TE LEXUARAT