Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, përplasen dy automjete pranë “Pushimit të Shoferit”, një i plagosur

Në aksident është regjistruar te kryqëzimi i “Pushimi të Shoferit” në autostradën Lushnjë-Fier.
Dy mjete janë përplasur dhe për pasojë drejtuesi i njërës prej tyre është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjës dhe po kujdesen bluzat e bardha për të.
Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po disiplinon trafikun e rënduar me disa kilometra radhë në korsinë drejt Fierit.
Sipas të dhënave të para, drejtuesi i mjetit tip Volksvagen ka hyrë në kryqëzim nga rruga dytësore e aksit pushimi i shoferit Divjakë dhe mjeti tip minifurgon që udhëtonte drejt Fierit nuk ka mundur të shmangë përplasjen.
Drejtuesi i mjetit Volksvagen në spital dhe sipas bluzave të bardha është jashtë rrezikut për jetën.
Kryqëzimi i pushimit të shoferit mbetet çdo ditë një nyje e zezë derisa ARRSH të vendosë të investojë përbikalimet e autostradës Lushnje Fier të cilat janë të papërfunduara që prej hapjes së autostradës.