Pas dy ditësh kaos, transporti urban rikthehet me kapacitet të plotë

Aktualitet

Pas dy ditësh kaos, transporti urban rikthehet me kapacitet të

Pas dy ditësh kaos, transporti urban rikthehet në normalitet me kapacitet të plotë.

Shoqata e Transportit njofton se ka zhvilluar një takim me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe kryetaren e Bashkisë, ku është rënë dakord që shërbimi i transportit urban të rikthehet në funksionim normal. Gjithashtu, është diskutuar edhe për një subvencion për çdo litër karburanti, ndërsa vlera e tij do të përcaktohet në vijim.

Nga dita e sotme, transporti urban do të vazhdojë me kapacitet të plotë, pasi edhe operatorët synojnë të ofrojnë shërbimin në standardin e duhur, pas situatës së krijuar gjatë dy ditëve të fundit.

Palët kanë rënë dakord të zhvillojnë një tjetër takim javën e ardhshme, ku do të diskutohen kërkesa të tjera ekonomike, si TVSH-ja, akciza dhe kategoritë që përfitojnë udhëtim falas.

Shoqata e Transportit: Patëm një takim me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe kryetaren e Bashkisë. U dakordësuam që transporti të rikthehet në normalitet dhe që do të ketë subvencion për çdo litër, ndërsa vlera e tij do të jetë ende në diskutim.

Nga sot, transporti do të vazhdojë me kapacitet të plotë, pasi edhe operatorët duan ta ofrojnë shërbimin siç duhet, pas asaj që u pa gjatë këtyre dy ditëve. Do të kemi edhe një takim tjetër javën që vjen për të diskutuar kërkesat e tjera ekonomike, si TVSH-ja, akciza dhe kategoritë që udhëtojnë falas.

ME TE LEXUARAT