Rekord fatal në Gjermani/ Që nga fillimi i vitit, i nxehti ekstrem shënon bilance tragjike, priten shifra të tjera në rritje

Bota

Rekord fatal në Gjermani/ Që nga fillimi i vitit, i nxehti ekstrem

Më shumë se 15,800 persona kanë humbur jetën në Gjermani këtë vit për shkak të temperaturave ekstreme, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti Robert Koch.

Instituti bën të ditur se më të prekurit janë personat mbi 75 vjeç, të cilët vuanin edhe nga sëmundje të mëparshme.

Sipas raportit, në shumicën e rasteve nuk është goditja nga nxehtësia ajo që shkakton vdekjen, por kombinimi i temperaturave të larta me sëmundje kardiovaskulare, pulmonare ose të veshkave.

Sipas të njëjtave të dhëna, rreth 9,600 vdekje u regjistruan gjatë javës 22-28 qershor, kur temperaturat kaluan 40 gradë në shumë pjesë të vendit.

Ndërsa nga fundi i korrikut deri më 16 gusht, rreth 4,000 vdekje të tjera u lidhën me valën e të nxehtit.

Temperaturat e larta dhe thatësira e zgjatur ishin gjithashtu në fokus të mbledhjes dyditore të kabinetit qeveritar. Kancelari Friedrich Merz deklaroi se masat e nevojshme për përballimin e situatës janë përgjegjësi e landeve gjermane.

ME TE LEXUARAT