Operacion antidrogë, arretohen 3 të rinj që po udhëtonin me makinë, sekuestrohet dr'oga, e kishin në...

Aktualitet

Operacion antidrogë, arretohen 3 të rinj që po udhëtonin me
Një operacion antidrogë është finalizuar mbrëmjen e djeshme në Korçë, duke çuar në arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e një sasie prej rreth 6 kilogramësh lëndë narkotike cannabis sativa.

Sipas burimeve, tre të rinjtë, dy prej tyre nga Tirana dhe një nga Lezha, po udhëtonin së bashku me një automjet, kur janë ndaluar nga policia në afërsi të Qafë Thanës.

Gjatë kontrollit të mjetit, në pjesën e bagazhit është gjetur një sasi lënde narkotike, ndërsa një prej pasagjerëve dyshohet se kishte me vete edhe një qese të vogël me lëndë narkotike, të cilën e mbante në xhep.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjithashtu automjeti, shuma parash në euro dhe lekë, si dhe disa aparate celulare.

Në pranga kanë rënë S.T., 27 vjeç, J.H., 26 vjeç, të dy nga Tirana, si dhe B.H., 25 vjeç, nga Lezha.

ME TE LEXUARAT