Një pjesë e Shkodrës pa ujë të pijshëm prej disa orësh, shkak defekti i rëndë në Dobraç

Aktualitet

Një pjesë e Shkodrës pa ujë të pijshëm prej disa

Prej rreth 5 orësh, një pjesë e qytetit të Shkodrës po përballet me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, si pasojë e një defekti të rëndë në linjën e furnizimit me energji elektrike të stacionit të pompave në Dobraç.

Defekti është identifikuar në një linjë furnizimi me gjatësi rreth 5 kilometra, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e stacionit të pompave dhe, për rrjedhojë, në furnizimin me ujë të qytetit.

Ekipet e OSHEE dhe OST ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për riparimin e defektit. Paralelisht, po shqyrtohet edhe mundësia e vendosjes së një linje alternative të përkohshme për furnizimin me energji elektrike të stacionit të pompave në Dobraç, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të shërbimit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për mirëkuptim deri në zgjidhjen e plotë të situatës dhe rikthimin normal të furnizimit me ujë të pijshëm.

 

ME TE LEXUARAT