Moti i kësaj të shtune rezervon surpriza në disa zona – Ja çfarë pritet të ndodh me temperaturat

Aktualitet

Moti i kësaj të shtune rezervon surpriza në disa zona – Ja

Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.      

Sipas SHMU, moti parashikohet me kthjellime e vranësira deri mesatare përgjatë relieveve malore të vendit kryesisht në veri e lindje të territorit.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 34 gradë celsius.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë maleve kryesisht në verilindje e lindje të vendit.

Era me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

ME TE LEXUARAT