Moti i keq shkakton rrëshqitje dherash në Gorrisht të Vlorës, çahen tokat bujqësore
Lajmifundit
/
1 Shkurt 2026, 20:57
Aktualitet

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje tokash në fshatin Gorrisht, përgjatë aksit rrugor Vllahin–Poçem.
Si pasojë, sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore janë dëmtuar, duke rrezikuar edhe stabilitetin e terrenit në zonë.
Banorët shprehen të shqetësuar për përkeqësimin e situatës në rast se reshjet vijojnë, ndërsa kërkojnë ndërhyrje për parandalimin e dëmeve të mëtejshme/Shqiptarja


