Mori flakë në ecje, digjet "Benzi" në Vlorë
Lajmifundit
/
22 Shtator 2024, 08:40
Aktualitet

Një automjet “Mercedes Benz” ka marrë flakë në ecje dhe është djegur plotësisht në Lungomare, gjatë orëve të natës.
Nga përfshirja e automjetit në flakë sipas policise, nuk ka persona të lënduar.
Dyshohet se automjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Zjarrfikësit kanë mbërritur duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


