Më shumë se pesë orë i bllokuar në Kanionin e Gjipesë, shpëtohet turisti polak, 30-vjeçari ka marrë lëndime të rënda

Aktualitet

Më shumë se pesë orë i bllokuar në Kanionin e

Pas më shumë se pesë orësh operacion intensiv kërkim-shpëtimi, rreth orës 23:30 u bë e mundur nxjerrja e një turisti 30-vjeçar nga Polonia, i cili kishte mbetur i bllokuar në zonën e Kanionit të Gjipesë.

Në operacion morën pjesë forcat e Policisë së Shtetit, Delta Force, shërbimi zjarrfikës dhe alpinistë të specializuar, pasi terreni i thepisur e bëri ndërhyrjen jashtëzakonisht të vështirë.

Sipas informacioneve paraprake, 30-vjeçari, i cili ndodhej në shoqërinë e të fejuarës së tij, kishte rënë në një greminë, duke e bërë të pamundur nxjerrjen e tij pa ndihmën e ekipeve të specializuara të shpëtimit.

Si pasojë e rënies, turisti ka pësuar dëmtime të rënda, kryesisht në pjesën e brinjëve dhe në trup. Për shkak të relievit të vështirë, helikopteri nuk mundi të afrohej për të kryer evakuimin nga ajri.

Për këtë arsye, i plagosuri u transportua me barelë nga efektivët e Policisë së Shtetit, Delta Force dhe ekipet e shpëtimit deri në një zonë të aksesueshme, prej nga u dërgua me ambulancë drejt spitalit. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT