Më në fund UKT jep lajmin e mirë/ Çfarë ndodhi në Daias dhe Lundër?
Lajmifundit
/
13 Gusht 2026, 22:53
Aktualitet

Ujësjellës Kanalizime Tiranë bën me dije përmes një njoftimi se në orët në vijim do të rikthehet furnizimi me ujë në zonat e Daiasit dhe Lundrës.
Sipas UKT, u krye me sukses një ndërhyrje për riparimin e defektit të ndodhur në linjën e transmetimit DN 315 mm HDPE në zonën e TEG-ut.
Mëngjesin e sotëm një tubacion uji shpërtheu pranë Urës së TEG-ut në Tiranë, duke shkaktuar rrjedhje të konsiderueshme uji në rrugë.


