Dy vajza mbyten në plazhin e Tales

Aktualitet

Dy vajza mbyten në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, 19 qershor, ky dy fëmijë janë mbytur në një plazh publik në Lezhë.

Tragjedia është shënuar në plazhin e Tales.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për dy vajza të moshave 9 dhe 11 vjeç nga Fushë Kruja.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT