Mbi 20 protestues të shoqëruar, avokati Duraj paralajmëron padi penale: Policia po shpërdoron detyrën

Mbi 20 protestues janë ndaluar për shkak të tensioneve të ndodhura në protestën e mbajtur para Kuvendit, ata po qendrojnë në komisariatet nr 1, 3 dhe 4 në kryeqytet.
Avokati Alban Duraj, në një prononcim për mediat nga komisariati nr.4 u shpreh se 13 vite kjo qeveri e oligarkëve, më në fund arriti pika finale ku revolta u kthye në rrezik.
Protestuesit ishin në të drejtën e tyre për të protestuar, e drejtë e njohur nga Kushtetutat dhe Konventat e ratifikuara nga vendi ynë.
Kanë kaluar 5 orë nga e drejta e policisë për t’i marrë në pyetje dhe nuk janë liruar.
I bëj thirrje të lirohen në mënyrë të menjëhershme ndryshe janë para faktit të shpërdorimit te detyrës.
Ndryshe po përgatisim kallëzim penal në SPAK që të mbajë përgjegjësi gjithë zinxhiri urdhërues.


