Matura 2026, publikohen rezultatet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Aktualitet

Matura 2026, publikohen rezultatet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Janë publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Lehtësisë për Maturën 2026. Ka qenë ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila ka ndarë lajmin në rrjetet sociale, si dhe linkun ku maturantët mund të shohim notën e tyre.

Sipas njoftimit, maturantët tashmë mund të konsultojnë rezultatet e tyre përmes platformave zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, duke përdorur të dhënat personale të identifikimit.

Publikimi i rezultateve vjen pak ditë pas zhvillimit të provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Më datë 11 qershor janë publikuar rezultatet e testit të gjuhës së huaj. Maturantët tashmë kanë vetëm një provim të mbetur për tu testuar, atë të lëndës me zgjedhje, më 23 qershor.

Matura 2026, publikohen rezultatet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

KLIKO për të parë notën 

ME TE LEXUARAT