Makina përplaset me një motor në Shëngjin, dy persona transportohen në spital

Aktualitet

Makina përplaset me një motor në Shëngjin, dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në zonën e Ishull Shëngjinit, në Lezhë, ku një automjet është përplasur me një motor, me të cilin udhëtonin dy persona.

Si pasojë e përplasjes, të dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e palëve të përfshira.

ME TE LEXUARAT