Largimi i Koçekut nga grupi i PS, reagon Pjerin Ndreu: Keqpërdorje e mandatit të dhënë nga partia!

Aktualitet

Largimi i Koçekut nga grupi i PS, reagon Pjerin Ndreu: Keqpërdorje e

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar për largimin e Marjana Koçekut nga grupi i PS duke thënë se është keqpërdorur mandati i dhënë nga partia.

Ai thotë se është normale nëse dikush nuk e gjen më veten në një forcë politike, por ndërkohë është shkelur besimi i PS. Më tej, Ndreu thotë se duhet të mbizotërojë morali i malësorit, “ku ha bukë, mos përmbys kupë.”

“Malësorët, e as neomalësorët, nuk kanë shitur e as blerë as abuzuar kurrë atë që u është dhënë me mirëbesim dhe respekt.

Kushdo, në kushte e rrethana të tjera, mund të ndryshojë mendim apo ide, mund të mos e gjejë më veten ose të mos përputhet me një forcë politike. Kjo është krejt normale.

Largimi i Koçekut nga grupi i PS, reagon Pjerin Ndreu: Keqpërdorje e

Por nderi i caktimit në krye të listës politike të qarkut më të madh në veri, pa asnjë kontribut politik të mëparshëm, moralisht nuk duhet të keqpërdoret.

Heqja dorë nga mandati i marrë në sajë të votës së mijëra socialistëve shkodranë do të ishte një akt që do ta fisnikëronte miken time, Marjana Koçeku.

Kjo nuk është dramë për PS-në, por është shkelje besimi, për sa kohë që keqpërdoret mandati i dhënë politikisht nga PS.

Përtej ekzaltimeve të disave që besojnë se u shemb bota, duhet të mbizotërojë morali i malësorit, aty ku ha bukë, mos përmbys kupë”, shkruan Ndreu.

ME TE LEXUARAT