Lirohen hapësirat publike pranë “Arenës Kombëtare”, procedohen 7 administratorë lokalë për zaptim

Aktualitet

Lirohen hapësirat publike pranë “Arenës

Policia ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”, duke proceduar penalisht 7 administratorët e lokaleve që kishin zënë në mënyrë të paligjshme trotuaret dhe vendkalimet këmbësore me tavolina, ulëse e çadra.

Gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 330 objekte pa autorizim, ndërsa një punonjës lokal ka kundërshtuar veprimet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe po ashtu është proceduar penalisht.

Ky veprim vjen pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për heqjen e të gjitha zaptimeve të hapësirave publike, me qëllim parandalimin e fenomenit të njohur si “tokë e xnanun”.

Kontrolli dhe verifikimet në terren do të vazhdojnë nga policia bashkiake dhe inspektorati. Materialet u dërguan në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

ME TE LEXUARAT