Lëvizte me Mercedez të blinduar nëpër Shkodër, policia i bllokon makinën Safet Bajrit

Aktualitet

Lëvizte me Mercedez të blinduar nëpër Shkodër, policia

Safet Bajri rikthehet në policinë e Shkodrës. Shkak u bë makina me të cilën ai lëvizte, e cila ishte e blinduar.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se pas verifikimeve rezultoi se Bajri nuk kishte autorizim për të qarkulluar me një mjet të tillë.

Pas shoqërimit në polici ai u la i lirë. Megjithatë autoritetet i bllokuan automjetin në fjalë dhe i vendosën edhe gjobë.    

“Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.

Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi Safet Bajri alias Safet Rustemi, banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.

Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit”, tha policia në një njoftim për mediat.

Safet Bajri është një prej pjesëtarëve të fisit Bajri, të akuzuar ndër vite për vepra të ndryshme kriminale, nga vrasjet, trafiku narkotikëve e deri tek gjobëvënia.

Në burgjet shqiptare ai vuajti pjesën e mbetur të dënimit me 9 vjet burg, të dhënë nga Belgjika për trafik droge dhe u lirua vitin e shkuar.-klan

ME TE LEXUARAT