Lëvizte me armë me silenciator në Kombinat, 30-vjeçari kapet në flagrancë

Aktualitet

Lëvizte me armë me silenciator në Kombinat, 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia në zonën e Kombinatit në Tiranë, pasi u kap në flagrancë duke lëvizur me armë zjarri me silenciator, gati për përdorim. Pas kontrolleve, rezultoi se ai prodhonte vetë silenciatorë për armë të ndryshme dhe dyshohet se i shpërndante për qëllime kriminale.

Operacioni policor i koduar “Punishtja” u zhvillua nga Komisariati Nr. 6, pas informacioneve operative për aktivitetin e të dyshuarit, Haxhi Nezaj, 30 vjeç, banues në Kombinat.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesën e tij, shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri me silenciator, një pushkë, municion luftarak, doza kokaine dhe materiale të tjera të paligjshme që shërbenin për modifikimin dhe prodhimin e pajisjeve të ndaluara.

Policia dyshon se pajisjet dhe armët janë përdorur ose porositur për vepra penale kundër jetës dhe pronës. 30-vjeçari po hetohet për veprimtari të strukturuar kriminale, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrjetin e mundshëm të personave të përfshirë.

ME TE LEXUARAT