Lëvizje në krye të Burgjeve: Largohet Klevis Qose, emërohet Adriatik Kupi
Lajmifundit
/
1 Prill 2026, 15:47
Aktualitet

Qeveria ka shkarkuar nga detyra Klevis Qose si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, pas më shumë se dy vitesh në këtë post.
Në vend të tij është emëruar Adriatik Kupi, i cili ka mbajtur më parë disa poste drejtuese në administratë, përfshirë OSHEE dhe IKMT.
Ky ndryshim vjen në një moment kur sistemi i burgjeve është përballur me incidente dhe problematika të përsëritura, duke shtuar nevojën për përmirësim të sigurisë dhe standardeve.