LAJMI I FUNDIT/ Gjendet i vdekur brenda automjetit 29-vjeçari në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte!

Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Gjendet i vdekur brenda automjetit 29-vjeçari në

Një 29-vjeçar është gjetur pa jetë nga familjarët në parkimin e pallatit ku banonte.

Sipas informacionit paraprak të policisë, me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E. D., rreth 29 vjeç.

"Tiranë/Informacion paraprak Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E. D., rreth 29 vjeç. Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës", njofton policia.

ME TE LEXUARAT