LAJMI I FUNDIT/ Babai përplas për vdekje 4 vjeçaren në Krujë, si ndodhi ngjarja
Lajmifundit
/
23 Korrik 2025, 18:01
Aktualitet

Një 4 vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi është përplasur me automjet nga babai në Krujë. Mësohet se e mitura ka ndërmarrë jetë në spital.
"Krujë/Informacion paraprak.
Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit", njofton policia.


