LAJM I FUNDIT/ Kërkoi lirë, GJKKO lë në burg për Ilir Metën

GJKKO ka lënë në burg kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkon zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Meta, i cili ndodhet në paraburgim, e ka konsideruar arrestimin e tij një proces me sfond politik.
Meta u arrestua më 21 tetor 2024 dhe po hetohet nga SPAK nën dyshimet për një seri veprash penale të kryera në bashkëpunim me ish-bashkëshorten e tij, deputeten Monika Kryemadhi dhe zyrtarë të tjerë.
Sipas SPAK, ata dyshohet se kanë përdorur funksionet shtetërore për të favorizuar kompani private, për lobime të dyshimta në SHBA dhe për fshehje pasurie përmes transaksioneve të patundshmërive.
VENDIMI
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më 17.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 10.07.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim I.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 391, datë 26.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: 1. Verifikim i kushteve të masës së sigurimit personal “Arrest me burg” për shtetasin I.M., akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale. 2. Zëvendësimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me një masë tjetër”, dhe vendosi:
- Miratimin e vendimit nr. 391, datë 26.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
U shpall në Tiranë, sot më datë 17.07.2025.


