LAJM I FUNDIT/ Biznesmeni Ergys Agasi paraqitet në SPAK
Lajmifundit
/
22 Korrik 2025, 10:33
Aktualitet

Biznesmeni Ergys Agasi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në SPAK, teksa kujtojmë se më herët në kuadër të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme, biznesmenit iu kontrollua banesa si dhe iu sekustrua telefoni celular.
Jozytarisht gjatë kontrollit të banesës së tij, u bë e ditur se veprimi hetimor lidhej me një procedim penal mbi persona të dyshuar si të përfshirë në kontrabandën e cigareve.


