Aulon Kalaja paraqitet në SPAK, depoziton dy kallëzime: Kam dorëzuar 8 prova të reja në KAS

Aktualitet

Aulon Kalaja paraqitet në SPAK, depoziton dy kallëzime: Kam

Kandidati Aulon Kalaja është paraqitur në SPAK këtë të martë.

Ai është paraqitur për të depozituar dy kallëzime.

“Rezultati im u ul me 105 diferenca, KAS vendosi në mënyrë të çuditshme që të ndërpresë numërimin, kur në Tiranë e Fier u rinumëruan të gjitha kutitë, për Durrësin u ndërprenë. Në KAS kam dorëzuar 8 prova të reja. Mendoj që kishin detyrë të vijonin rinumërimin dhe të rifereruar material për t’ia vendosur SPAK. KAS mendon se është gabim njerëzor, unë mendoj që është krim zgjedhor. Ndaj erdha sot në SPAK.

Kam kërkuar që votat të rinumërohen me pamje filmike. Nëse shohim votat me pamjet filmike shohim manipulimin e saj. Kam kërkuar që SPAK të analizojë ngjyrën e rezultatit se si janë prishur votat e mia”, tha Kalaja.

Kallëzim Penal Aulon Kalaja – 326 dhe 333a KP Kallëzim Penal per KAS – Aulon Kalaja

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT