Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, gjobiten dy drejtues!

Aktualitet

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë,

Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka identifikuar dhe më pas gjobitur 2 drejtues automjetesh të cilët kryenin parakalim të gabuar në aksin rrugor “Librazhd-Qaf Thanë”.

Video që tregon parakalimin e gabuar është bërë virale në rrjet dhe policia thotë se sipas ligjit, ata janë gjobitur në masën 10.000 mijë lekë.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesit e këtyre 2 automjeteve dhe i kanë vendosur secilit, masën administrative 10 000 lekë të rinj, bazuar në pikat 16 dhe 10 të nenit 146 dhe në pikën 5 të nenit 198 të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT