Zjarri apokaliptik në Himarë/ Bashkia apel urgjent banorëve e turistëve: Largohuni nga zonat e rrezikuara!

Aktualitet

Zjarri apokaliptik në Himarë/ Bashkia apel urgjent banorëve e

Bashkia Himarë u ka bërë thirrje banorëve të zonave të prekura nga zjarri që të largohen menjëherë nga zonat e rrezikuara. Apeli vjen ndërsa situata nga zjarri vijon të paraqesë rrezik për banorët dhe banesat.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, Bashkia Himarë u kërkon qytetarëve që të zbatojnë kërkesën për evakuim, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre dhe të familjeve.

“Ju lutemi, bindjuni udhëzimeve të autoriteteve dhe largohuni nga zonat e rrezikuara”, thuhet në njoftim.

Bashkia u bën thirrje banorëve që të mos qëndrojnë në zonat ku ka rrezik nga flakët dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencave.

“Siguria e qytetarëve është prioriteti i parë”, thuhet më tej në njoftimin e Bashkisë Himarë.

Thirrja për evakuim vjen në një situatë kur zjarret në zonën e Himarës janë përhapur në terren dhe ndërhyrja po vijon për mbrojtjen e zonave të banuara.

ME TE LEXUARAT