Konflikt mes disa personave në Kukës, qëllohet me armë zjarri
Lajmifundit
/
23 Janar 2026, 14:12
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të premteje në Kukës.
Raportohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti mes disa personave. Sipas informacioneve të para, nuk raportohet për të lënduar.
Ngjarja është shënuar në rrugën Brigada në dalje të qytetit.
Mësohet se personat e përfshirë në sherr njihen me njëri-tjetrin dhe janë shpallur në kërkim nga policia.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia.


