Kokaina në furgonin me targa angleze në Portin e Durrësit, lihen në burg dy të arrestuarit
Lajmifundit
/
28 Maj 2024, 13:52
Aktualitet

Gjykata e Durrësit vendosi masën “Arrest në burg” për dy personat që u arrestuan në Portin e Durrësi me 7 pako kokainë në furgon.
Mbrojtja kërkoi arrest në shtëpi për ta ose garanci pasurore, por kjo nuk u mor parasysh nga trupa gjykuese.
Sipas gazetares së Top Channel, Vali Qyrfyçi, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.
Kompania “Bledi Trans” së cilës i përket furgoni ku u gjet kokaina është në pronësi të Fatbardh Çunit emigrant prej 11 vitesh në Angli.


