Kroçera e Mesdheut “zbarkon” në Durrës, 450 turistë ndalen të shijojnë bregdetin shqiptar
Lajmifundit
/
28 Maj 2024, 13:34
Aktualitet

Një tjetër kroçere gjigante është ndalur në brigjet e Durrësit, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga “Seaborne Quest” ose siç quhet ndryshe Eksploruesja e Mesdheut, e cila solli 450 vizitorë nga 22 shtete të botës prej Kanadasë e Kilit deri në Malajzi dhe Australi.
Turistët po shijojnë bukuritë e Durrësit, Krujës dhe Tiranës, duke e bërë Shqipërinë pjesë të pandashme të tureve nëpër xhevahiret e Mesdheut, shprehet Rama.


