Këshilli i Ministrave miraton ndarjen e buxhetit të shtetit për vitin 2025! Ja fondet që morën Kominitetet Fetare

Aktualitet

Këshilli i Ministrave miraton ndarjen e buxhetit të shtetit për

Këshilli i Ministrave ka miratuar masën e financimit për bashkësitë fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me qeverinë, në kuadër të buxhetit të vitit 2025.

Sipas vendimit të publikuar, 113 milionë lekë do të shpërndahen për katër bashkësitë kryesore fetare në vend, për të mbuluar pjesërisht pagat e administratës dhe të institucioneve arsimore që ato administrojnë, si dhe për investime të veçanta.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfitojë 33.8 milionë lekë, për mbështetjen financiare të 71 punonjësve të administratës dhe 70 të institucioneve arsimore.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhe Kisha Katolike do të marrin nga 26.4 milionë lekë secila. Fondet janë ndarë për mbështetjen me gjysmën e pagës minimale buxhetore të punonjësve të administratës dhe atyre në sistemin arsimor të këtyre bashkësive.

Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton 26.36 milionë lekë, të ndarë në tre pjesë: 6 milionë lekë për 25 punonjës të administratës, 13.36 milionë lekë si kontribut për ndërtimin e Teqesë së Shtufit në Gjirokastër, 7 milionë lekë për shkak të pozitës së saj si institucion botëror me qendër në Tiranë dhe veprimtari ndërkombëtare.

Sipas vendimit, Kisha Katolike do të përfitojë një shumë totale prej 26.4 milionë lekësh. 

ME TE LEXUARAT