KE mbështet qendrat e emigrantëve në stilin e Shqipërisë, Meloni: Po shndërrohet gradualisht në një model europian

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se “Deklarata e Kishinaut”, e miratuar nga 46 shtetet anëtare të Këshilli i Europës, përbën një njohje të rëndësishme të së drejtës së vendeve për të aplikuar zgjidhje të reja në menaxhimin e emigracionit, përfshirë edhe modelin e qendrave të riatdhesimit në vende të treta, si ai Itali-Shqipëri.
Në një reagim në rrjetet sociale, Meloni e ka cilësuar këtë zhvillim si një sukses të rëndësishëm diplomatik, duke theksuar bashkëpunimin me kryeministren daneze Mette Frederiksen në këtë proces.
Ajo u shpreh se qëndrimi që më parë shihej me skepticizëm, sot po kthehet në një qasje të përbashkët të vendeve evropiane për menaxhimin e flukseve migratore.
Sipas Melonit, kjo tregon se politika e Italisë për emigracionin po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje dhe po shndërrohet në një model referimi në nivel evropian.
Deklarata vjen në një kohë kur marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për qendrat e emigrantëve vazhdon të jetë në qendër të debatit politik në Europë.


