Kakavijë, mbi 166 mijë pasagjerë kaluan kufirin me Greqinë gjatë muajit korrik

Aktualitet

Kakavijë, mbi 166 mijë pasagjerë kaluan kufirin me Greqinë

Fluksi i lëvizjeve në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës është rritur ndjeshëm gjatë sezonit veror. Sipas Policisë Kufitare, gjatë muajit korrik janë regjistruar mbi 166 mijë pasagjerë dhe rreth 47 mijë automjete që kanë kaluar në këtë pikë kufitare me Greqinë.

Pjesa më e madhe e udhëtarëve janë bashkatdhetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, të cilët janë kthyer në vendlindje për të kaluar pushimet verore me familjet e tyre.

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë udhëtuar gjithashtu drejt Greqisë për pushime, duke ndikuar në rritjen e lëvizjeve në të dyja drejtimet.

Për të përballuar fluksin e lartë dhe për të shmangur krijimin e radhëve të gjata në sportelet e kontrollit të dokumenteve, autoritetet shqiptare dhe greke kanë shtuar bashkëpunimin dhe masat organizative në pikën kufitare.

Fluksi i lëvizjeve në Kakavijë pritet të vijojë edhe gjatë muajit gusht, i cili konsiderohet një nga periudhat më të ngarkuara të sezonit turistik.

ME TE LEXUARAT