"Ka prishur qetësinë e...", Balla flet për sulmin me tritol në banesën e gjyqtarit Tonin Stërkaj

Aktualitet

"Ka prishur qetësinë e...", Balla flet për sulmin me

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se ajo që ndodhi ditën e djeshme me eksplozivin e vënë në banesën e gjyqtarit Tonin Stërkaj, u shpreh se duket si një akt i organizuar.

“Reforma në drejtësi po jep rezultatet e veta. Gjyqtarë e prokurorë kanë prishur qetësinë e personave të cilët janë objekt i hetimeve apo vendimeve.

Kur bëra thirrje për të hequr dorë nga intimidimet ndaj magjistratëve, kisha parasysh gjithkënd, Intimidimi mund të bëhet me shpërthime por edhe me fjalë e deklarata.

 Kam ardhur të shpreh mbështetjen e qeverisë ndaj institucioneve të drejtësisë. Kërkova të merren masa për sigurinë e paprekshme të çdo magjistrati.

Ky nuk është një akt i thjeshtë. Kuptohet që ka një organizim pas kësaj ngjarjeje. Në pistat e policisë dhe strukturave të hetimit, ngrihen pista mbi të gjitha dimensionet përfshirë parapërgatitjen dhe porosinë. Urdhri i dhënë është të hetohen të gjitha pistat”, tha ai.

 

ME TE LEXUARAT