"Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec", pronari Artur Shehu flet nga SHBA: Investitorët nuk i njoh fare, ka ndërmjetës

Aktualitet

"Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec", pronari Artur

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku u diskutua projekti në Zvërnec dhe protesta qytetare kundër investimit, Artur Shehu deklaroi direkt nga Miami se 460 hektarët e tokës në Nartë janë pronë e vjetër dhe e padiskutueshme e fisit të tij.

Lidhur me hetimet e SPAK për tjetërsim të paligjshëm të këtij trualli dhe bllokimin e llogarive të tij, ai u shpreh i qetë duke thënë se organet e drejtësisë janë në të drejtën e tyre të bëjnë verifikimet.

Shehu mohoi në mënyrë kategorike çdo kontakt të drejtpërdrejtë me investitorët e projektit në Zvërnec, duke saktësuar se marrëdhëniet me ta po zhvillohen përmes ndërmjetësve.

Ai gjithashtu bëri me dije se disponon certifikata pronësie për 253 hektarë dhe se është i gatshëm që përmes avokatit të tij të paraqesë çdo dokument që vërteton ligjshmërinë e pronës.

Blendi Fevziu: Ju jeni pronar në zonën e Nartës, sa është prona juaj? Sa hektarë?

Artur Shehu: Jam një nga pronarët. Është 460 hektarë, madje kemi pa marrë akoma.

Blendi Fevziu: Cila është forma që keni fituar pronën, e keni blerë, është pronë dhënë nga Komisioni i Kthimit të Pronave, është me 7501?

Artur Shehu: Prona është blerë kohë më parë, pastaj me kthimin e komisionit, me të gjitha format e shtetit, sepse unë kam kohë që kam iku.

Blendi Fevziu: Ju jeni pronar i vjetër në atë zonë apo e keni blerë nga pronarët?

Artur Shehu: Jam pronar i vjetër, madje jam lidhur me një avokat që të prezantoj çdo lloj letre që kam.

Blendi Fevziu: Pra ju jeni pronar i vjetër, por keni shtuar pronën duke ua blerë pronarëve të tjerë?

Artur Shehu: Prona është e fisit Shehu dhe unë jam një nga pronarët, por pjesa më e madhe ka kaluar nga unë, sepse unë jam marrë me ta. Por, prona është e gjithë farefisit. Nuk janë marrë të gjitha pronat.

"Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec", pronari Artur

Blendi Fevziu: Po, sa keni të marra me certifikatë pronësie?

Artur Shehu: 252-253 hektarë. Unë kam pronën time dhe nuk më duhen të tjerat, por dua të shpjegoj një gjë, prona është e padiskutuar. Nuk zihet fare prona në gojë.

Blendi Fevziu: Ju pretendoni për një pronë që u është marrë prej shtetëzimit dhe shpronësimit.

Artur Shehu: Po! Është pronë e vjetër fare!

Blendi Fevziu: Pse SPAK ka bllokuar llogaritë tuaja dhe pretendon që kjo pronë është tjetërsuar në mënyrë ligjore?

Artur Shehu: SPAK ka punën e vetë dhe le ta verifikojë. Nuk kam asnjë gjë me SPAK.

Blendi Fevziu: Keni rënë ju në kontakt me investitorët, apo ka ndërmjetës midis jush dhe investitorëve?

Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare, ka ndërmjetës. Nuk i njoh fare! /tvklan

ME TE LEXUARAT