“Ju erdhi fundi!”- Protestuesit vijojnë marshimin paqësor në rrugët e Tiranës: Edi Rama ka mbaru! Bashkohuni me ne!

Aktualitet

“Ju erdhi fundi!”- Protestuesit vijojnë marshimin paqësor

Mijëra qytetarë lanë bulevardin dhe nisën marshimin pas protestës paqësore mbrëmjen e sotme, duke vijuar t’i bënin thirrje qytetarëve të tjerë nëpër kafene e rrugë që të bashkoheshin, me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”.

Ndërsa apelonin ndaj të rinjve dhe qytetarëve që të bashkoheshin, ata e shoqëronin në ovacione çdo afrim duke brohoritur “na u bashkuan”.

Më tej nuk munguan edhe thirrjet “Ju erdhi fundit”, “Ju erdhi fundi” apo “O Erjon, o legen, prite Edin se po vjen”.

Pasi u përmbyll në bulevard, protesta dhe marshimi qytetar paqësor vijoi drejt Sheshit Skënderbej. Menjëherë pas fjalimeve të forta të mbajtura në podium, mijëra protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.

Mesazhi i fundit ishte që të ngriheshin njerëzit nga kafja dhe që nesër të mblidheshin më shumë.

“Tani mesazhi “çohuni nga kafja”!. Nesër të mblidhemi më shumë. Marshim në bulevard, te sheshi takohemi dhe më pas shpërndahemi nëpër shtëpia. Mos u provokoni, mos bllokoni rrugët, shpërndahuni qetësisht dhe mblidhemi sërish te sheshi nesër”, ishte mesazhi i aktivistëve organizatorë.

Në ditët e kaluara të kësaj proteste, qytetarët kanë zgjedhur të vijojnë tubimin duke lëvizur në formë marshimi, duke paralizuar përkohësisht qarkullimin në disa prej akseve kyçe të Tiranës.

Me dritat e telefonave ende të ndezura dhe nën tingujt e këngës “Dua më shumë Shqipërinë”, turma po marshon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

ME TE LEXUARAT