“Jep dorëheqjen”/ Diaspora në SHBA solidarizohet me revoltën, protestë kundër Ramës: Zemra jonë rreh në Tiranë

Aktualitet

“Jep dorëheqjen”/ Diaspora në SHBA solidarizohet me

Ditën e djeshme, më 28 qershor, mijëra shqiptarë u mblodhën në Waterbury, Connecticut (SHBA), për të protestuar në shenjë solidariteti me protestat që po zhvillohen në Shqipëri.

“Zemra jonë rreh sot në Tiranë. Dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë,” u shprehën protestuesit.

Mes thirrjeve “Rama, jep dorëheqjen!”, shumë prej tyre u panë të emocionuar, me lot në sy, teksa kërkonin drejtësi për atdheun e tyre.

Në protestë morën pjesë edhe shumë të rinj e të reja, të cilët thanë se ëndrra e tyre është që një ditë Shqipëria të bëhet vendi ku ata mund të kthehen për të jetuar dhe për të dhënë kontributin e tyre për zhvillimin e saj.

Ajo që nisi si një lëvizje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të Shqipërisë dhe të specieve të rrezikuara, është shndërruar në diçka shumë më të madhe një zgjim të fuqishëm qytetar, ku njerëz nga e gjithë Shqipëria po ngrihen për transparencë, llogaridhënie dhe për të drejtën e tyre për të ndihmuar në formësimin e së ardhmes së vendit.

ME TE LEXUARAT