Italiani vodhi makinën teksa pronari e ksihte lënë ndezur, reagon policia: Një efektiv mori dëmtime

Aktualitet

Italiani vodhi makinën teksa pronari e ksihte lënë ndezur, reagon
Policia e Tiranës ka reaguar për arrestimin e italianit, i cili vodhi një automjet tip Audi Q5.

Vjedhja ndodhi në një rrugë dytësore Tiranë-Durrës, ku pronari i Audit sapo kishte dalë nga makina dhe e kishte lënë të ndezur. Shtetasi italian ka hipur në automjet dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Për të shmangur arrestimin, italiani bëri manovra të rrezikshme, duke përplasur disa makina. Në tentativë për të kapur italianin, një polic ka marrë dëmtime në krah.


“Pas marrjes së njoftimit se në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, pranë një subjekti ishte vjedhur një automjet tip “Audi Q5”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Escape”, si rezultat i të cilit u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit italian A. E., 35 vjeç, banues në Itali.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi A. E., rreth orës 19:00 të datës 29.08.2026, ka vjedhur automjetin tip “Audi Q5” në rrugën dytësore Durrës-Tiranë.

Ky shtetas gjatë tentativës për t’u larguar, pas ndjekjes policore, ka përplasur disa automjete të tjera dhe më pas ka goditur me automjet një punonjës Policie, i cili si pasojë ka marrë dëmtime të lehta në krah”, njoftoi policia.

Materialet i janë referuar Prokurorisë, për veprime të metejshme.

ME TE LEXUARAT